Statistikat interesante të Itali-Gjermani/ “Axurrët”, të pakapshëm në precedentët me “Pancerat”

Përballja e fundit mes Italisë dhe Gjermanisë daton në 15 nëntor 2016, në një “San Siro” të tejmbushur, por në fund miqësorja la të pakënaqur të dyja tifozëritë, duke qenë se përfundoi pa gola.

IT GJE

Gjithsesi, mbrëmjen e sotme gjërat do të jenë më serioze, duke qenë se në lojë janë pikët e para për Ligën e Kombeve, me “Axurrët” dhe “Pancerat” që janë të vendosur në Grupin A3, së bashku me Anglinë e Hungarinë, të cilat do të luajnë gjithashtu sot ndeshjen e tyre direkte.

Për sa u përket bilanceve, Italia është e pakapshme në duelet me gjermanët. Nëse sot në Bolonja do të luhet ndeshja e tyre e 36-të (5 të vlefshme për një Kupë Bote, 4 për një Europian dhe 26 në miqësore), të kaltrit janë në avantazh me 15 fitore, 12 barazime dhe vetëm 8 triumfe të “Pancerave”.

Italia është “macja e zezë” e gjermanëve, duke qenë se 15 fitoret e tyre i kanë të shpërndara në: 3 të vlefshme për një Kupë Bote, 1 në Europian dhe 11 në miqësore. Ndërkohë, Gjermania i ka mundur vetëm 8 herë në miqësore (12 barazime: 2 në një Kupë Bote, 3 në një Europian dhe 7 në miqësore).

Golavarazhi është gjithashtu në favor të italianëve: 50 gola të shënuar nga “Axurrët” dhe 41 në 35 sfida nga kombëtarja gjermane.

Arena e Lajmit


Loading…

Statistikat interesante të Itali-Gjermani/ “Axurrët”, të pakapshëm në precedentët me “Pancerat”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook