Tifozët e klubit spanjoll ju kthyen kundër, Gatuzo i përgjigjet akuzave për racizëm: Jemi çmendur gjë?

Ish-futbollisti i Milanit, Xhenaro Gatuzo në orët e fundit është raportuar gjithmonë e më pranë skuadrës së Valencias, me teknikun italian që është kontestuar në masë nga një pjesë e tifozëve të klubit të cilët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndaluar emërimin e tij si trajner në klub për shkak të disa frazave raciste që ai kishte thënë disa vite më parë.

gatuzo

Vetë Gatuzo i është përgjigjur akuzave duke theksuar se ai nuk ka asnjë lidhje me racizmin, dhe duke përmendur se në vitet e kaluara si lojtar ashtu edhe si trajner ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me lojtarët me ngjyrë.

“Jam lodhur nga luanët e tastierave. Jemi çmendur gjë?

Historia ime flet për mua, në qoftë se jam rracist atëher përse kur isha tek Napoli transferova Bakajokon në klub?

Kurrë nuk kam pasur asgjë kundër lojtarëve me ngjyrë në futboll, me të cilët kam qenë shok skuadre si dhe miq në jetën jashtë fushës së lojës. Është koha të qetësohemi dhe t’i lëmë këto.”, u shpreh Gatuzo.

Arena e Lajmit


Loading…

Tifozët e klubit spanjoll ju kthyen kundër, Gatuzo i përgjigjet akuzave për racizëm: Jemi çmendur gjë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook