Pamjet që shihni tregojnë momentin kur ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu hyn në ambientet e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Mziu ka zgjedhur të shkojë i vetëm në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët.
Deri më tani nuk dihen arsyet se pse Mziu, aktualisht deputet i PD-së, është thirrur në SPAK. Për më tepër shihni pamjet.