Video/ Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama po vë në zbatim doktrinën e Soros, po vetëshpallet Eskobar i Europës

Kanabis Kruje

Partia Demokratike është kategorisht kundër legalizimit të kanabisit në vend. Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha u shpreh se Rama po vë në zbatim një kërkesë të George Soros.

Cili është komenti juaj për legalizimin e kanabisit?

Kategorikisht kundër. Për PD-në dhe shqiptarët kanabisi është vetëm krim. Të legalizosh kanabisin në një vend që me shpejtësi të rrufeshme ngjitet në çatinë e botës për trafikimin e saj do të thotë të shpallësh veten Eskobari i Europës.

Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së Soros, i cili është miliarderi që ka kërkuar zyrtarisht në OKB që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogërave, paçka se në SHBA çdo ditë vdesin 273 persona, megjithë luftën që i bëjnë. Edi Rama në zbatim të kësaj praktike deklaroi se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që po i bëhet vendit. Pas kësaj ai ka deklaruar se do pyesë PS-në nëse do lejojë përdorimin haptas kanabisin. Rama po bën gjithçka të shkatërrojë identitetin e shqiptarëve.

Video/ Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama po vë në zbatim doktrinën e Soros, po vetëshpallet Eskobar i Europës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook