Video/ Rama lajmëroi konferencë në orën 12:00, Berisha: Tmerri i protestës, kryeministri ka shpallur “Sali dipendencën”

Berisha Konference

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot faktin që kryeministri Rama ka lajmëruar në konerencë për mediat në të njëjtën orë me liderin e opozitës.

Në konferencën e përjavshme për shyp, ai bëri thirrje sërish për tu bashkuar përpara kryeministrisë në 7 korrik.

“Tmerri i protestës e ka Edi Ramën të shpallë “Sali dipendencën”,  ka caktuar konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne. Sytë dhe zemrat sot janë në këtë tryezë. Jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, mbarë qytetarëve shqiptarë të bashkohen në 7 korrik në Bulevardin para kryeministrisë. Motivet e kësaj proteste janë të jashtëzakonshme. Kurrë ndonjëherë 3 orë më shumë të harxhuara në një protestë nuk kanë pasur mision më të madh sesa protesta e 7 korrikut”, tha Berisha.

Sipas tij “Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës, njësoj si në një diktaturë të vërtetë. Akti i djeshëm në Parlament tejkalonte edhe imagjinatën. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e qytetarëve shqiptarë me bordet shushunja, duke rritur çmimet në vend që tu riktheshin atyre që kanë problem kafshatën e gojës, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij”.

 

Video/ Rama lajmëroi konferencë në orën 12:00, Berisha: Tmerri i protestës, kryeministri ka shpallur “Sali dipendencën”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook