VIDEO/ Shkojnë të shuajnë flakët në pyjet e Gramshit, zjarrfikësve ju rrezikohet jeta nga shpërthimi i municioneve ushtarake

Tjytil

Prej ditësh një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore në malin e Holtës aty ku ndahet kufiri  gjeografik pyjor i rretheve Gramsh, Përrenjas dhe Pogradec.

Veç vështirësive të terrenit dhe luftës me flakët , zjarrfikësit janë përballur dhe me shpërthimet e fuqishme të municioneve luftarake, të cilat dyshohen të jenë të luftës  së dytë botërore.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit efektivët e zjarrfikëses ndodheshin në krahun tjetër të malit në flakë.

Në një bisedë telefonike për gazetarin Shkëlzen Henkoja, shefi i zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi u shpreh se fatmirësisht nga shpërthimet nuk ka asnjë efektiv të lënduar.

VIDEO/ Shkojnë të shuajnë flakët në pyjet e Gramshit, zjarrfikësve ju rrezikohet jeta nga shpërthimi i municioneve ushtarake

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook