Vllaznia në dilemë, 6 titullarë mbajnë “peng” klubin në planifikimin e sezonit të ardhshëm

Fitimi i Kupës së Sh qipërisë dhe pjesëmar rja në turin e dytë të Ligës së Konferencës ishte një bonus i madh për Vllazninë në fundin e sezonit 2021-2022. Me 450 mijë euro të garantuara si shpërblim që jep UEFA, por edhe 50 milionë lekë të vjetër nga FSHF, klubi shkodran merr frymë sa i përket anës financiare. Fillimisht drejtuesit kanë menduar të mbyllin të gjitha dilemat që shoqërojnë grupin aktual.

VLLAZNIA 2

Pas largimeve të lojtarëve si Fallou Dianje, Ardit Krymi, Zinedin Mustedanagiç dhe Mikahel Panos, klubi kërkon që mbarojë punë sa më shpejt me lojtarët që u ka përfunduar kontrata dhe janë në planet e trajnerit Mirel Josa për sezonin e ri. “Panorama Sport” mëson se angazhimi i drejtuesve në këtë moment është që të bindin portierin Bojan Zogoviç, mbrojtësit Mevlan Adili, Darko Bulatoviç dhe Esin Hakaj, mesfushorin Fjoart Jonuzi, si dhe fantazistin Viktor da Silva. Të gjashtë titullarëve u ka skaduar kontrata, por klubi u ka bërë ofertë për rinovim. Mësohet se aktualisht vetëm me dy prej tyre bisedimet janë në një fazë të avancuar.

Bëhet fjalë për Zogoviçin dhe Adilin, të cilët janë pranë marrëveshjes edhe për një sezon tjetër në Shkodër. Parimisht është rënë dakord për anën financiare, por mbeten edhe disa detaje të tjera që palët të zyrtarizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit të ardhshëm. Sa i përket Hakajt, duket se gjërat janë më të vështira, pasi mbrojtësi i majtë ka shumë oferta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për brazilianin Da Silva, ndërsa me Jonuzin dhe malazezin Bulatoviç mendohet se do të gjendet gjuha e përbashkët dhe të dy do të firmosin kontratë të re. Ndërkohë, vlen të theksohet se lojtari i parë që klubi shkodran arriti marrëveshjen për rinovim të kontratës ishte sulmuesi Ardit Hoxhaj, i cili shënoi edhe golin e barazimit të përkohshëm në finale. Sa u përket titullarëve të tjerë, si kapiteni Gurishta, Heriç, Kruja, Latifi apo Aralica, janë në kontratë edhe për sezonin e ardhshëm.

KAINA MUND TË MOS KTHEHET

Sulmuesi Kaina Nunjesh mund të mos kthehet te Vllaznia. Pavarësisht se braziliani që mbylli sezonin si i huazuar te Kastriotit është nën kontratë me klubin shkodran edhe për një vit, gjasat janë që të kërkojë një tjetër ekip për vazhdimin e karrierës. Mësohet se Kaina ka kërkuar garanci për aktivizimin në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të mbetet te Vllaznia. Mirëpo, mësohet se në drejtim të sulmuesit kanë mbërritur edhe oferta nga klube jashtë Shqipërisë, prandaj dhe ai në këtë moment është më shumë i interesuar të prishë kontratën me shkodranët.

Kaina e nisi kampionatin e fundit me gol në fitoren ndaj Laçit në javën e parë, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit luajti me Kastriotin, ku shënoi shtatë herë. Vllaznia preferoi të aktivizonte si titullar Aralicën në majën e sulmit, prandaj dhe Kaina mbeti në stol.

ADMIR URUÇI-Arena e Lajmit


Loading…

Vllaznia në dilemë, 6 titullarë mbajnë “peng” klubin në planifikimin e sezonit të ardhshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook