Çështja e huazimeve te Dinamo, tre futbollistët janë… pezull

Pjesë e Dinamos së sezonit të fundit ishin edhe katër futbollistë, të cilët erdhën nga Apolonia.

kukesi-dinamo

Konkretisht, portieri Romeo Harizaj dhe sulmuesit Redon Mihana, Rimal Haxhiu dhe Mario Gjata.

Ky i fundit u largua që në janar, ndërsa tre të tjerët mund ta ndjekin këtë rrugë tani.

Rasti i lojtarëve që erdhën te Dinamoja nga Apolonia ndryshon nga të tjerët, sepse ata kanë ardhur në formë huazimi nga klubi fierak.

Sipas marrëveshjes që bënë drejtuesit e dy klubeve verën e kaluar, përqindja e kartonit të lojtarëve ishte në raportin 20% Dinamo dhe 80% Apolonia.

Blutë do të fitonin 20% me kalimin e çdo sezoni, duke kaluar kështu në 40% të kartonit në vitin e dytë e me radhë. Por tani kjo formulë bie poshtë. Bie poshtë, sepse në momentin e marrëveshjes nuk u mendua aspak rënia e mundshme e Dinamos nga kategoria.

JO BARRË – Këta tre lojtarë për momentin nuk janë të qartë se çfarë do të ndodhë me ta në vazhdim: nëse do të rikthehen tek Apolonia apo të do të vazhdojnë me Dinamon ose ndonjë klub tjetër.

Ata kanë nisur pushimet dhe presin zhvillimet konkrete, që do të thotë një bisedë mes drejtuesve të Dinamos dhe Apolonisë. Në këtë rast, nëse blutë vendosin të mos e vazhdojnë bashkëpunimin për sezonin e ri, mund të lirohen lehtë, duke mos pasur detyrime kontraktuale, ngaqë ata ishin në huazim.

HAXHIU – Nga burime të gazetës është mësuar se Rimal Haxhiu është një nga lojtarët e preferuar të drejtuesve blu për të qëndruar në ekip.

Por vetëm kaq për momentin, sepse për vazhdimin e bashkëpunimit duhet edhe miratimi i Apolonisë dhe vetë lojtarit. Haxhiu ka qenë titullar në ndeshjet e fundit dhe ka bërë paraqitje të mira.

Ai shënoi edhe një gol në derbin me Tiranën. Titullarë në formacionin e Dinamos e nisën sezonin edhe Harizaj dhe Mihana.

Më pas të dy e panë veten në stol dhe gjasat janë që ata të mos duan ta vazhdojnë karrierën te Dinamoja. Aq më tepër që kjo skuadër ka rënë në Kategorinë e Parë.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Çështja e huazimeve te Dinamo, tre futbollistët janë… pezull

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook