Divorci Francesco Totti-Ilary Blasi: Po afron momenti i përballjes vendimtare

Për Francesco Tottin dhe Ilary Blasi po afron momenti i përballjes vendimtare. Ai ku do ta hedhin në letër divorcin. Ndarja e pasurive të tyre përveç zemrës. Siç raportohet nga ‘Corriere della Sera’, të dy janë gati të kthehen në Romë. Prezantuesja është gati të largohet nga Kroacia, ndalesa e fundit në pushimet e saj të pafundme. Totti do të kalojë fundjavën e fundit në vilën e tij në Sabaudia dhe më pas do të kthehet në vilën 1500 metra katrorë. Aty ish-bashkëshortët, duan apo s’dunë, do të duhet të ndajnë 25 dhomat edhe për disa javë, për hir të tre fëmijëve Cristian, Chanel dhe Isabel.

Dhe ndoshta që në 1 shtator ata do të shihen, për të nisur ndarjen, së bashku me avokatët e tyre. Në ndihmë të tyre janë dy avokatë shumë të kërkuar mes personazheve të famshëm. Ilary u mbështet te milanezit Alessandro Simeone, i cili tashmë ka asistuar VIP-a si Simona Ventura, Alessia Marcuzzi dhe Chiara Giordano. Francesco te Antonio Conte, nga Roma, i cili është avokat i skuadrës së Romë por edhe njerëzve si Daniele De Rossi dhe Nicolò Zaniolo. Nëse Totti dhe Blasi gjejnë një marrëveshje totale, çështja mund të zgjidhet shpejt, me konsensus. Nëse, nga ana tjetër, lindin konflikte dhe probleme – një hipotezë jo e pamundur – ndarja do të bëhej gjyqësore, duke arritur në Gjykatë, me rrezikun e zgjatjes deri në tre vjet.

Në pritje të përballjes vendimtare, të gjithë sytë janë te dashuritë e reja (të supozuara) të ish-bashkëshortëve. Sipas thashethemeve të fundit, Pupone ka qenë me Noemi Bocchi-n gjatë pushimeve në Sabaudia.

Nga ana tjetër thuhet se Cristiano Iovino, trajneri personal i Illary ishte shkaku i vërtetë i ndarjes (sipas raportimeve Francesko në gusht 2021 ka zbuluar mesazhet mes të dyve në celularin e gruas së tij).

Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth asaj se çfarë fshihet pa divorcit të bujshëm.

Divorci Francesco Totti-Ilary Blasi: Po afron momenti i përballjes vendimtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook