Joshua Kimish ishe dje prezent në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Hansi Flik. Mesfushori i Bajernit foli për përgatitjet dhe preku gjithashtu temën e Gnabrisë duke thënë se shpresonte që ai të vendoste për më të mirën e tij.
PËR NDESHJET E ARDHSHME
“Është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua kur luaj për Gjermaninë. Sidomos kur ke përballë kundërshtarë kaq të mëdhenj. Mezi pres ndeshjen e Italisë.
PËR LIGËN E KOMBEVE DHE KUNDËRSHTARËT E VEGJËL
“Sigurisht që duhet të fitosh edhe kundër kundërshtarëve të vegjël dhe mund të bësh edhe lojëra të mira dhe të këqija kundër këtyre skuadrave. Ndeshjet e ardhshme nuk janë miqësore, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Liga e Kombeve ka të bëjë me diçka, kështu që ne po e presim me padurim. Këto janë lojëra ku ne duhet të tregojmë se çfarë mund të përmirësojmë dhe mendoj që vijnë në një moment shumë të mirë. Të gjithë e dimë se Botërori është vetëm disa muaj larg”.
PËR KRITIKAT PËR STILIN E TIJ
“Unë jam një lojtar që pres shumë nga vetja dhe dëshiron të rritet më tej. Si numër gjashtë kam edhe përgjegjësi mbrojtëse. Në fund të ditës, jo vetëm mbrojtja apo portieri është përgjegjës për golat e pësuar.
PËR SERGE GNABRINË
”Ai është shoku im më i mirë. Nga pikëpamja sportive, por edhe personale shpresoj që ai të qëndrojë me Bajernin. Ai duhet të marrë një vendim me të cilin është i kënaqur. Ai e di se çfarë ka te Bajerni dhe sa e rëndësishme është të hysh në një ekip ku ndihesh rehat. Serge ka qenë shumë i rëndësishëm për ne në vitet e fundit dhe ashtu si Robert Levandovski, kanë fituar shumë tituj të rëndësishëm. Por ashtu siç e thashë, rëndësi ka që lojtarët të qëndrojnë dhe të luajnë në një ambient të cilin e konsiderojnë si shtëpinë e tyre. Ashtu siç ndihem unë këtu te kombëtarja apo te Bajerni”.
Arena e Lajmit
Loading…