I dënuar me 5 vite burg, 44-vjeçari në Mat nuk heq dorë nga droga, arrestohet në arën me kanabis, shpallet në kërkim vëllai i tij

7878754578

Pas kontrolleve të policisë, një 44-vjeçar në Mat është vënë në pranga, ndër vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare, 44-vjeçari me inicialet A. L., në bashkëpunim me të vëllanë 36 vjeç, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar, cannabis sativa.

“Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim”, deklaron policia.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis, i koduar “Zalli i Bazit”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 44-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.

44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L., 44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

I dënuar me 5 vite burg, 44-vjeçari në Mat nuk heq dorë nga droga, arrestohet në arën me kanabis, shpallet në kërkim vëllai i tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook