Një 33-vjeçar është vetëplagosur me thikë në këmbë këtë të mërkurë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Andon Zako Çajupi”. Uniformat blu sqarojnë se 33-vjeçari I.M., i vetëplagosur në këmbë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëëve. Saka bëhet me dije se i riu ishe në efektin e lëndëve narkotike dhe se vuante nga depresioni.
Njoftimi: Më datë 27.07.2022, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, shtetasi I. M., 33 vjeç, i cili vuan nga depresioni, dyshohet se nën efektin e lëndëve narkotike, është vetëplagosur në këmbë, me mjet prerës.
Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.