Komplikohet transferimi i Renato Sançez te Milani, Maldini piketon talentin argjentinas si alternativën e tij

Largimi i Frenk Kesit në skadencë kontrate bëri që Milani të niste me kohë manovrat për ta zëvendësuar. Emri i piketuar që 6 muaj më parë është Renato Sançes dhe, me sa duket, nuk ka ndryshuar. Portugezit i skadon kontrata me Lilën pas një viti, por kuqezinjtë nuk duan të presin një tjetër sezon për ta marrë falas në 2023-shin.

pjimage (43)

Për këtë arsye klubit francez i është dërguar një propozim prej 12 milionë eurosh për kartonin e mesfushorit. Oferta është refuzuar pasi shuma e dëshiruar është 15 milionë euro, megjithatë bëhet e ditur se bisedimet vijojnë. Përveç marrëveshjeve mes palëve, duhet gjetur edhe akordi me Sançesin.

Prej javësh, menaxheri i tij, Zhorzh Mendesh, bisedon me Maldinin dhe vështirësia qëndron te 2 milionë eurot mes kërkesës (6 mln) dhe ofertës (4 mln) për rrogën e 24-vjeçarit. Në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët, alternativa do të ishte Enco Fernandezi për të cilin River Plejti kërkon 18 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Komplikohet transferimi i Renato Sançez te Milani, Maldini piketon talentin argjentinas si alternativën e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook