MINIFUTBOLL/ Kuqezinjtë dominojnë sfidën, Kombëtarja shqiptare ndalet në barazim pa gola me Spanjën (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit mori një barazim 0-0 në sfidën hapëse të Kampionatit Europian që luhet në Slloveni.

bandicam 2022-06-04 22-47-30-856

Sfida nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët e dominuan të gjithë takimin. Rastet erdhën nga kapiteni Hysenbelliu, Dushku, Leci e Gapi, por fati nuk desh që Kombëtarja të merrte avantazhin.

Gjithashtu një paraqitje mjaft e mirë nga portieri Xhaferi, i cili e mbajti portën e tij të paprekur.

Tani Kombëtarja shqiptare qëndron barazim me pikë me Spanjën në renditje, ndërsa Rumania, e cili do të jetë kundërshtarja e radhës e kuqezinjve, kryeson grupin B.

REZULTATI:

SPANJË 0-0 SHQIPËRI

KOMENTI LIVE:

52′ Mbyllet sfida!

47’ Dushku kërcënues në zonë. Një tentativë e tij me kokë ndalohet nga portier.

46’ Dushku merr një top shumë të bukur, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

42’ Biba lëshon një gjuajtje nga distanca por shkon mbi kuadrat.

37’ Gapi lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi ndalet nga traversa. (VIDEO)

33′ Hysenbelliu i harruar në shtyllën e dytë, lëshon një gjuajtje me kokë që shkon pranë kuadratit. (VIDEO)

30’ Mehja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje e gabuar.

27’ Spanjollët i shkojnë pranë golit, por tentativa ndalet nga Xhaferi dhe më pas në shtyllë. (VIDEO)

26′ Starton pjesa e dytë!

25′ Mbyllet pjesa e parë!

22’ Leci lëshon një gjuajtje të fortë por portieri Vaskez e ndal.

20’ Leci lëviz mjaft bukur dhe lëshon një gjuajtje të lehtë që pritet me mundim të madh nga portieri spanjoll.

17’ Një gjuajtje e ulët nga spanjollët, por portieri Xhaferi e ndal pa probleme.

15’ Shima lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca por është ndaluar nga portieri.

6’ Kapiteni Fatmir Hysenbelliu tenton me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, por tentativa e tij ndalet nga portieri spanjoll. (VIDEO)

5’ Diego Majo Alvarz ndëshkohet me karton të verdhë.

1’ Starton sfida!

Shqipëria: Xhaferi, Pjetërnikaj, Hysenbelliu (C), Mehja, Leci, Dushku

Arena e Lajmit


Loading…

MINIFUTBOLL/ Kuqezinjtë dominojnë sfidën, Kombëtarja shqiptare ndalet në barazim pa gola me Spanjën (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook