Operacioni “Pasagjeri”, 45-vjeçari me pistoletë e silenciator në makinë ngre në këmbë policinë e Tiranës, kapet pas…

Policia Tirane

TIRANË

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pasagjeri” dhe kanë arrestuar një 37-vjeçar.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Ermir Kroqi, 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”;

– M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. M. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Operacioni “Pasagjeri”, 45-vjeçari me pistoletë e silenciator në makinë ngre në këmbë policinë e Tiranës, kapet pas…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook