Rama debat me gazetarin se nuk i pëlqeu pyetja, reagon Açka: Duhet të hapim me ligj një shkollë, atë të riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës

Acka

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me debatin që pati dje kryeministri Edi Rama me një gazetar, gjatë një konference për shtyp në prani të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Açka ka shprehur solidaritet për gazetarët, ndërsa shton se fjala “Riedukim” që u përdor nga Rama për gazetarin, sipas saj është marrë borxh nga diktatura.

REAGIMI I AÇKËS
E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.
Në solidariteit me gazetarët!
Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.
Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.
Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës.

Rama debat me gazetarin se nuk i pëlqeu pyetja, reagon Açka: Duhet të hapim me ligj një shkollë, atë të riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook