UEFA do të organizojë më 14 qershor shortin për Champions League. Bardheblutë si asnjëherë tjetër do të jenë të pranishëm në këtë eveniment. Pas shumë kohësh, Tirana do të prezantohet me presidentin Refik Halili.
Ky i fundit do të jetë vetë i pranishëm në short. Tirana e nis aventurën në turin e parë të Champions League. Nëse Tirana ia del të shkojë në fazën e grupeve, atëherë ajo ka mundësi që të ndërtojë një cikël.
Ka në dorë një shumë parash që mund t’i riinvestojë në futboll, pasi 1.1 miliard lekë(810 mijë euro plus shpërblimet nga FSHF-ja) janë shumë dhe bëjnë një skuadër shumë kompetitive.
Bardheblutë do të kalonin edhe veten e tyre dy sezone më parë, teksa paçka se morën shumë para, nuk ia dolën të nisnin ciklin si Skënderbeu vite më parë.
Arena e Lajmit
Loading…