Teuta me synime të qarta, merkato do të fokusohet vetëm brenda vendit

Teutës nuk i mjaftuan 50 pikë të grumbulluara në 36 javë kampionat për të qenë të paktën mes pesë ekipeve të para në renditje.

Teuta

Skuadra durrsake, nga kampione në sezonin 2021-2022, nuk kapi dot as Europën në kampionatin pasardhës.

Lëvizjet e shpeshta në pankinë dhe mbi të gjitha largimet e disa lojtarëve kampionë dhe zëvendësimi i tyre me të tjerë që nuk arritën të justifikonin besimin e klubit, bëri që për “djemtë e detit” të konsiderohej një sezon i dështuar.

Mospjesëmarrja në Europë këtë verë ka sjellë një dëm të madh për klubin, duke pasur parasysh investimin që është bërë në sezonin e fundit.

Meqenëse kampionati nis në mesin e muajit gusht, në Durrës tashmë kanë kohën e duhur për të reflektuar dhe nisur ndërtimin e skuadrës.

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, presidenti Hasanbelliu është i vendosur që këtë sezon të ndryshojë strategjinë, duke u fokusuar më shumë te lojtarët e rinj, të cilët mund të shpërthejnë në Superiore.

Disa elementë që u fituan në pjesën e dytë të kampionatit si qendërmbrojtësi Artan Jazxhi dhe mesfushori Ledio Beqja, ka shtuar edhe më shumë bindjen e klubit për t’i dhënë një dorë lojtarë të tjerë të rinj që vijnë nga akademia durrsake.

Pas largimeve të Sebino Plakut (la futbollin), Bllagoja Todorovskit, Filip Ivanoviçit, Albano Aleksit, Klejdi Dacit dhe Ergys Peposhit, në ditët e ardhshme pritet që të konfirmohen të tjerë emra futbollistësh, të cilët nuk janë më në planet e klubit.

Sa i takon merkatos në hyrje, klubi do të preferojë më së shumti tregun vendës, me lojtarë që e njohin mirë kampionatin shqiptar.

Gjasat janë që ekipi të grumbullohet në mesin e muajit qershor, ndonëse axhenda ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Drejtuesit durrsakë duhet të rikonfirmojnë së pari stafin teknik, teksa ishte Renato Arapi që mbylli sezonin në krye të pankinës. Gradualisht klubi do të punojë për zyrtarizimet e afrimeve, në mënyrë që në ditën e fillimit të stërvitjes, të gjithë të jenë në dispozicion të stafit.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Teuta me synime të qarta, merkato do të fokusohet vetëm brenda vendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook