U përfshi në aksidentin e rëndë, artisti i njohur turk reagon nga spitali: Gati për të kënduar në mbrëmje

Ibrahim Tatlises ka reaguar pas përfshirjes në një aksident automobilistik në Bodrum, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë bashkë me këngëtarin. Artisti kishte ngecur në automjet dhe është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit dhe më pas është dërguar në spital, ku i është nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor.

Sipas mediave turke, ai ka pësuar disa tronditje por gjendja e përgjithshme e tij është e mirë. Në një video të publikuar nga spitali, Tatlise shfaqet teksa këndon një këngë, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë thënë se mjekët i kanë dhënë dritë të gjelbër që të dalë sonte në skenë.

Vet këngëtari ka bërë një postim në InstaStory, ku i ka njoftuar fansat e tij se do të performojë në koncertin e paralajmëruar në Bodrum. Tatlises i ka falënderuar të gjithë që janë interesuar për shëndetin e tij duke thënë se është mirë dhe se do të interpretojë në mbrëmje.

Tatlises i cili u dërgua në spitalin Acibadem Bodrum, u dërgua në dhomën e urgjencës në një karrige me rrota sipas dëshmitarëve okularë. Mediat turke kanë publikuar edhe një foto të artistin i cili ndodhet në spital i shtrirë në shtrat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bodrumit. Mediat turke kanë raportuar se aksidenti i yllit të muzikës ndodhi për shkak të tokës së rrëshqitshme, ku si pasojë automjeti i tij doli jashtë kontrollit dhe u përplas me një kamion duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar mbi shkëmbinjë.

Tatlıses ka mbetur i bllokuar në automjet dhe në rajon janë dërguar forca shëndetësore dhe zjarrfikëse. Minibusi me stafin e Ibrahim Tatlıses, po shkonte në Yalıkavak për një koncert që do të jepej gjatë mbrëmjes.

İŞTE İBRAHİM TATLISES’İN KAZA GÖRÜNTÜLERİ!#ibrahimtatlıses #trafikkazası #kaza #SonDakika #sondakikahaber #haber #haberler pic.twitter.com/dBJkP78vxA

U përfshi në aksidentin e rëndë, artisti i njohur turk reagon nga spitali: Gati për të kënduar në mbrëmje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook