VIDEO/ Hapet rruga Kardhiq-Delvinë që kushtoi 108 milionë euro për 33 km, Kumbaro: Shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti

Kumbaroo

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa prezantonte projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, tha se tashmë shtëpitë e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës janë me pamje nga deti.

Në prani të kryeministrit Rama dhe ministres Balluku, Kumbaro tha se tashme me këtë rrugë lidhen disa qytete, duke ndërthurur kështu dhe turizmin malor me atë detar.

“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën. Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.

Kujtojmë se kjo rrugë kushtoi 108 milionë euro për 33 km.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Hapet rruga Kardhiq-Delvinë që kushtoi 108 milionë euro për 33 km, Kumbaro: Shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook