Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme Rrugën e Kombit.
Mësohet se një kamion është rrëzuar dhe si pasojë është plagosur shoferi, Sokol Gura 64-vjeç, i cili si pasojë e plagëve është nisur drejt traumës.
Njoftimi:Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.