Arrihet akordi, ish-sulmuesi i Milanit pranë transferimit te Napoli

Zherard Deulofeu është pranë transferimit te Napoli.

DEULOFEU

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, ish-sulmuesi i Milanit ka arritur akordin paraparak me klubin napoletan me një kontratë 4-vjeçare dhe me një pagë prej 2,5 milionë euro në sezon.

Pengesa e vetme është kërkesa që Udineze kërkon për 28 vjeçarin ku duan 20 milionë euro, por klubi nga Kampanja nuk shkon më shumë se 15 milionë euro në total, 10 milionë euro + 5 milionë euro bonuse.

Gjatë javës së ardhshme do të ketë një takim mes dy klubeve për të gjetur gjuhën e përbashkët për këtë tratativë.

Gjatë sezonit që përfundoi spanjolli u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e skuadrës nga Friuli në 34 ndeshje ku shënoi 13 gola dhe dhuroi dhe 5 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Arrihet akordi, ish-sulmuesi i Milanit pranë transferimit te Napoli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook