Në Berat nisin zyrtarisht merkaton. Edhe pse në heshtje, drejtuesit janë duke skicuar përbërjen e skuadrës së sezonit të ri futbollistik 2022–2023, që përkon dhe me 100-vjetorin e klubit.
“Panorama Sport” mëson se gati e 60% e kontigjentit që mbylli kampionatin do të blindohet.
Emri i parë i konfirmuar është portieri Mateo Baçi.
Pogradeci ishte titullar i padiskutueshëm në fazën e dytë në kampionatin e kaluar dhe performanca e tij ka bindur klubin që t’i besojë edhe një tjetër vit.
Por nuk është i vetmi gardiani që do qëndrojë, pasi bashkë me të do të rinovojë edhe beratasi Akli Muçogllava.
Ky është vetëm fillimi, pasi të tjerë pritet që t’i shtohen listës në ditët e ardhshme.
Gazeta kontaktoi me vetë Baçin, që është shprehur i lumtur që do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Tomorit.
“Në Berat jam ndier si në shtëpinë time dhe nuk dua ta fsheh, që e dëshiroj fort një tjetër sezon. Gjendem në një qytet dhe skuadër që më respektojnë, por edhe të vlerësojnë financiarisht.
I vendosur para këtyre kushteve, nuk ke pse mendohesh dy herë. Kështu që, edhe unë kam zgjedhur vetëm Tomorin”, ka përfunduar gardiani, që e quan veten të beratasve.
– Arena e Lajmit
Loading…