Ekzekutimi i ish-drejtorit të OST, 40-vjeçari nga Kruja mohon akuzat në gjykatë: Nuk e vrava unë, ja ku isha atë ditën (VIDEO)

Vrasesi I Dyshuar I Saimir Jakut

Dorian Keqi, 40-vjeçar i akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku në vitin 2016, ka dalë sot para gjykatës, e cila caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen ne ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit për ngjarjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg që është pranuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Kujtojmë se Keqi u arrestua disa vite më vonë pas krimit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve, rezultoi se gjurmët e tij ishin gjetur në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës që u përdor ditën e krimit në Rrëshen.

Arena e Lajmit

Ekzekutimi i ish-drejtorit të OST, 40-vjeçari nga Kruja mohon akuzat në gjykatë: Nuk e vrava unë, ja ku isha atë ditën (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook