Gjyqi ndaj Ervin Salianjit/ “Orkestrim hakmarrës politik”, zbardhet mesazhi i Alibeajt drejtuar deputetëve demokratë: Detyrim njerëzor të jemi në sallë

Alibeaj34

Është zbardhur mesazhi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, drejtuar deputetëve demokratë, ndërsa u ka kërkuar veçanërisht anëtarëve të Komisionit të Sigurisë, që të jenë të pranishëm ditën e hënë në sallën e gjyqit, në procesin që do të zhvillohet për Ervin Salianjin, në lidhje me çështjen me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ndërsa e konsideron këtë një gjyq hakmarrës politik, Alibeaj drejtuar deputetëve demokratë thotë së është detyrim së pari njerëzor dhe më pas politik për të qenë të pranishëm në sallë.

Mesazhi:

Pershendetje kolege! Ndoshta jeni ne dijeni qe te hene, date 4 korrik ora 2 ne Gjykaten e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Sic dihet dhe sic eshte bere publike, e gjithe ngjarja dhe procesi gjyqesor vijues jane nje orkestrim hakmarres politik i paster nga qeveria dhe eksponente  politike te mazhorances. Eshte detyrim se pari njerezor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tane anetare te komisionit te ligjeve te jemi te pranishem ne salle diten dhe oren e gjyqit.

Arena e Lajmit

Gjyqi ndaj Ervin Salianjit/ “Orkestrim hakmarrës politik”, zbardhet mesazhi i Alibeajt drejtuar deputetëve demokratë: Detyrim njerëzor të jemi në sallë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook