“Jeta e dytë” e Eriksen, gjiganti anglez i bashkohet garës për transferimin e mesfushorit danez

Mesfushori danez, Kristian Eriksen duket se i ka lënë pas problemet me zemrën që “shtangën” botën në Europianin e kaluar kur mesfushori nuk tregoi shenja jete për disa minuta. Paraqitjet e mira me skuadrën e Brentfordit kanë zgjuar interesin e klubeve të tjera të mëdhaja në Angli ku pas Totenhemit të Antonio Kontes, garës për transferimin e mesfushorit duket se i është shtuar dhe Mançester Junajtid.

ERIKSEN 1

Sipas raportimeve nga “Goal”, Trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag duket të jetë një admirues i cilësive të mesfushorit dhe do të donte ta kishte pjesë të grupit për sezonin e ardhshëm, me danezin që do të zinte vendin e Huan Matës i cili u largua nga skuadra pak ditë më parë.

Eriksen gjithashtu do të ishte në favor të këtij transferimi, me 30-vjeçarin që e ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u rikthyer në nivele të larta. Junajtid tani i mbetet të gjejë gjuhën me Brentfordin për të konkretizuar këtë transferim të bujshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

“Jeta e dytë” e Eriksen, gjiganti anglez i bashkohet garës për transferimin e mesfushorit danez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook