Interi prej disa ditësh është duke negociuar me Çelsin lidhur me një rikthim të mundshëm të Romelu Lukakut në Milano, por duket se belgu nuk do të jetë i vetmi futbollist që zikaltërit do të përpiqen të “rrëmbejnë” nga “Blutë”, pasi në orët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i mesfushorit anglez Ruben Loftus-Çik.
Sipas raportimeve nga “La Gazzeta dello Sport”, agjenti i mesfushorit ja ka ofruar kartonin e tij zikaltërve pas dëshirës së lojtarit për një aventurë në Itali, minutazhi i pakët me Çelsin ka qenë një nga arsyet kryesore që e kanë shtyrë britanikun të mendojë largimin nga skuadra.
Londinezët e vlerësojnë kartonin e futbollistit rreth 20 milionë euro, por do të ishin të hapur edhe për një huazim te zikaltërit, me marrëdhëniet mes dy klubeve që do të vareshin shumë edhe nga përfundimi i çështjes me Lukakun.
Arena e Lajmit
Loading…