Kërkesa e opozitës për debat në Kuvend u rrëzua, përfaqësuesi ligjor i PD: Rama dhe vartësit e tij iu shmangën përgjegjësive! Ja neni që shkelën

Pd

Kërkesa e opozitës për debat në Kuvend u rrëzua, përfaqësuesi ligjor i PD: Rama dhe vartësit e tij iu shmangën përgjegjësive! demokracia në pikëpyetje!

Përfaqësuesi ligjor në PD, Marash Logu ka reaguar pas seancës së sotme të zhvilluar në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e opozitës për debat.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Logu thekson se kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij vendosën sot të mos lejojnë zhvillimin e debatit dhe kjo sipas u bë për t’ju shmangur përgjëegjësisë dhe llogaridhënies.

Statusi:

Me vendimin nr. 6, datë 18.01.2002, Gjykata Kushtetuese — autoriteti i vetëm kompetent për interpretimin e Kushtetutës — ka sanksionuar se Kuvendi ka të drejtën dhe detyrimin t’ia nënshtrojë debatit parlamentar dekretet e Presidentit për emërim/shkarkim ministrash (foto). Edi Rama dhe vartësit e tij, në shkelje të nenit 98, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 110, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, vendosën sot të mos lejojnë zhvillimin e debatit, për t’iu shmangur pëgjegjësisë dhe llogaridhënies. Shteti i së drejtës dhe demokracia në pikëpyetje!

Pd

Kërkesa e opozitës për debat në Kuvend u rrëzua, përfaqësuesi ligjor i PD: Rama dhe vartësit e tij iu shmangën përgjegjësive! Ja neni që shkelën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook