“Na kanë urdhëruar të jemi në punë më 7 korrik”, deputeti i PD nxjerr mesazhin e mësueses: Rama e di mire se ç’domethënë protesta, ndaj është sulur me bllokime e kërcënime

Mesazhi Boci

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një mësuese, ku thotë se janë urdhëruar që të shkojnë në punë më 7 korrik, dita e protestës së thirrur nga opozita.

Boçi shkruan se Rama e di mirë se ç’domethenë kjo protestë, ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Sipas tij, mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.

STATUSI I PLOTË
TMERRI QË VJEN NGA PROTESTA
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.
Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.
Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.
Ai e di që joshja nuk mjafton.
Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.
Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.
Lexoni mesazhin👇
Por e ka kot!
Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.
#Shqipërianërrezik❗️
Të gjithë bashkë do t’ia dalim 🤝✌️
📍7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” 🇦🇱
#BashkohumefrontinpërshpëtimineShqipërisë💙

“Na kanë urdhëruar të jemi në punë më 7 korrik”, deputeti i PD nxjerr mesazhin e mësueses: Rama e di mire se ç’domethënë protesta, ndaj është sulur me bllokime e kërcënime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook