“Në 2013 u detyrova të pranoj ultimatumin e Ramës, kërcënoi se…”, Berisha i vendosur: Nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e emigrantëve

A307b59c 8d9c 4907 9c0b 4f9b71187aa4

Kreu i PD Sali Berisha në bashkëbisedimin online me diasporën ka kthye vëmendjen tek vota emigrantëve, duke u shprehur se në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje pa votuar edhe shqiptarët jashtë vendit.

Gjithashtu Berisha tha se në vitin 2013 u bë ligji që pranonte votimin online të emigrantëve dhe Diasporës, por sipas tij ishte Edi Rama i cili kërcënoi se do të bojkotonte zgjedhjet dhe se në këtë mënyrë u detyrua ta pranonte ultimatumin e tij.

“Në vitin 2013 bëmë ati ligjin që pranonin votimin online të emigrantëve dhe Diasporës aty ku ishin, Rama kërcënoi se do të bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte dhe në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij, por sot ju garantoj se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj. Ky është një detyrim Kushtetues. Nuk ka emigrant nga vendet e Ballkanit q nuk votojnë përveç atij shqiptarë. Tani zotëria i tij kërkon të përdorë disa formula që përdoren për emigracionin e shek 19 dhe këtë nuk do ta pranojmë, por do të luftojmë sëbashku me ju për parimin se çdo shqiptar kudo që ndodhet të ketë të drejtën e votën në qarkun, rrethin qytetin nga i cili është larguar”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Në 2013 u detyrova të pranoj ultimatumin e Ramës, kërcënoi se…”, Berisha i vendosur: Nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e emigrantëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook