Përfituan tokë duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim edhe me zyrtarë shtetërorë, sekuestrohen prona në Lezhë me vlerë 13 mln euro

Spak 1

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur sekuestro preventive ndaj disa pasurive në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro, por pa dhënë detaje se kujt i përkasin këto prona.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.29, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a, dhe 334 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të  kundërligjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër”, thuhet në deklaratë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këto pasuri dhe nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.345 datë 28.07.2022, është vendosur :

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë: 

Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë.

 

 

Përfituan tokë duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim edhe me zyrtarë shtetërorë, sekuestrohen prona në Lezhë me vlerë 13 mln euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook