EKSKLUZIVE/ Iu besua pankina e Egnatias, prezantohet Edlir Tetova: Ambicie për katërshen!

Edlir Tetova është trajneri i ri i Egnatias. Të shtunën klubi rrogozhinas ka prezantuar zyrtarisht 39-vjeçarin nga Durrësi, duke i besuar stolin pas largimit të Zekirija Ramadanit.

EDLIR TETOVA

“Mirë se vjen Edlir Tetova! Futboll Klub Egnatia njofton se Edlir Tetova do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenti Agim Demrozi dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen, duke firmosur kontratën”, citohej ndër të tjera në njoftimin e klubit të Egnatias.

Tetova vjen pas një aventure në Superligën e Kosovës me Ulpianën, duke e drejtuar nga vera e vitit 2021 deri në mars 2022.

Më parë durrsaku ka qenë trajner në akademinë e Teutës, por gjithashtu ndihmës i Orges Shehit te Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana, duke marrë eksperiencën e duhur për të qenë trajner i parë në Kategorinë Superiore.

Presidenti Demrozi beson shumë se Tetova do të bëjë mirë në krye të rrogozhinasve, teksa tashmë ka kohën e duhur për të ndërtuar ekipin.

EDLIR TETOVA 1

DEKLARATA – Në prononcimin e tij të parë si trajner i Egnatias, Tetova foli ekskluzivisht për “Panorama Sport” për marrëveshjen me presidentin Demrozi, duke heksuar se ambicia e tij bëri që të mos e mendonte dy herë këtë mundësi në klubin që do të jetë pjesë e elitës për të dytin sezon radhazi.

“Sigurisht që pas bisedës së bërë me presidentin Demrozi, më bindi projekti i tij për ta çuar Egnatian mes katër klubeve elitare të Superiores. Jam i kënaqur që do të nisim një bashkëpunim me një ekip si Egnatia, që ka bërë mirë në sezonin e fundit. Edhe pse kam qenë në Kosovë, unë e kam ndjekur vazhdimisht Superligën.

Siç kam vëzhguar ekipet e tjera, kam bërë të njëjtën gjë edhe me Egnatian. Mendoj që nuk ishte ekipi për të shkuar në një ndeshje shtesë për qëndrimin.

Me përbërjen që kishte Egnatia, meritonte pa diskutim mbijetesën pa një ndeshje shtesë. Megjithatë, nga sa kam parë, kanë vuajtur edhe dëmtimet e shpeshta gjatë sezonit.

EDLIR TETOVA 2

Gjatë ndeshjeve të fundit kam qenë i fokusuar tek Egnatia dhe kam parë më me vëmendje grupin e lojtarëve.

Me kënaqësi po ju them se ekipi ka lojtarë që sakrifikojnë dhe mbi të gjitha një grup që mund të bëjë më mirë në vazhdim”, ka thënë fillimisht trajneri i ri i rrogozhinasve.

I pyetur për synimin që do të ketë klubi në sezonin e ri, Tetova theksoi se gjithçka do të varet edhe nga merkatoja që do të bëhet. “Kemi diskutuar me drejtuesit dhe këtë do ia lëmë kohës.

Në bazë të merkatos që do të bëjmë, do të vendosim për objektivat që do të ketë klubi. Gjithsesi, mua më pëlqen mendimi dhe ambicia e madhe që kanë drejtuesit për ta çuar klubin drejt sukseseve”, përfundoi Tetova.

Kjo është hera e parë që durrsaku do jetë kryetrajner në një ekip në Superiore, teksa më parë ka qenë ndihmës i Orges Shehit te Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi.

– Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Iu besua pankina e Egnatias, prezantohet Edlir Tetova: Ambicie për katërshen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook