Fermerët e Lushnjës në protestë, Braçe denoncon lojën që bëjnë grumbulluesit për të ulur çmimin: Ministria e Financave duhet të jetë këtu

Brace Ok

Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot në protestë duke u ankuar për vështirësitë që po kalojnë dhe akuzuar qeverinë se nuk i mbështet.

Ata ankohen se çmimi me të cilin po e sheshin 8 lekë për kilogramë është mjaft i ulët dhe në këtë mënyrë nuk mund të nxjerrin dot as kostot e prodhimit.

“Ka ngelur malli. Të nxjerrim gjysmën e shpenzimeve. Nuk po shitet malli. Shkak menaxhimi nga qeveria. Ma merr shalqirin me 10 lekë”, thanë fermerët.

Në mbështetje të fermerëve u bashkua edhe deputeti i PS Erion Braçe i cili akuzoi tregtarët e pikave të grumbullimit për lojë në dëm të fermerëve. Ai bëri përgjegjës qeverinë, konkretisht Ministrinë e Financave se nuk ushtron kontroll, teksa propozoi që shteti të ndërtojë pika grumbullimi duke ia hequr monopolin tregtarëve privatë.

“Problemet janë shumë të mëdha. Problemi i parë dhe themelor është ai që e thashë pardje dhe që vazhdoj ta theksoj, jemi në mes të 10 ditëshit, kur fillon loja thonë grumbulluesit. Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër, lëri tre ditë, lëri katër ditë pa grumbulluar shalqi me qëllim që çmimi të ulet poshtë.
Po kur këta nuk marrin asnjëri faturë dhe qeveria gënjehet atje, organet fiskale gënjehen atje matanë me fatura që nuk bëhen në prezencë të këtyre, por bëhen nëpër zyrat e tyre për të justifikuar lojën atëherë Ministria e Financave duhet të jetë këtu”, deklaroi Brace.

Fermerët e Lushnjës në protestë, Braçe denoncon lojën që bëjnë grumbulluesit për të ulur çmimin: Ministria e Financave duhet të jetë këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook