Policia spanjolle ka arrestuar shtatë shqiptarë për trafik droge.
Gjatë aksionit të policisë në fermën e kanabisit, një riu ka vrapuar duke hipur mbi çatinë e ndërtesës ku kultivohej marijuana, por gjatë tentativës për t’iu arratisur policisë ai ka rënë nga lartësia.
I riu është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. 25-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me personat e tjerë.
Mësohet se 25-vjeçari ishte me origjinë nga Shqipëria, po ashtu behet me dije se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë shqiptarë.