Intervistën e fundit për klubin, Xhorxho Kielini, e jep për kanalet zyrtare të Juves, që në 30 qershor do ta përshëndesë kapitenin pas 17 vitesh. Mbrojtësi nuk arriti të mbante dot lotët, veçanërisht përpara pamjeve përkrah Bufonit, Barzaljit dhe Bonuçit:
“’BBC’ ishte një pjesëz e historisë së Juves. Në këto 10 vite kemi përjetuar shumë, gjithçka së bashku”.
Një peng Kielinit i ka ngelur dhe ajo është finalja e Champions-it që humbi prej dëmtimit në vitin 2015:
“Është një nga ato pak ndeshje që më ngeli këtu… Ishte i vetmi vit në të cilin nuk kisha pasur asnjë dëmtim dhe për mua ishte diçka e rrallë.
Vetëm pesë ditë përpara finales së parë kisha humbur vetëm pak ndeshje për t’u menaxhuar, por pastaj trokiti në derë ai dëmtim në pulpë.
Dy vite më vonë në Kardif ishte një prej humbjeve më të zhgënjyese”.
Arena e Lajmit
Loading…