Kokaina në qymyr në portin e Durrësit, SPAK liron 11 pjesëtarët e ekuipazhit, si ra në pranga inxhinieri rus për pornografi me të mitur

Ekuipazhi

Pas tre muajsh qëndrimi në Shqipëri brenda anijes me të cilën lundruan nga Kolumbia në Shqipëri ku u gjet 59 kilogramë kokainë, SPAK iu kthen pasaportat 11 pjesëtarëve të ekuipazhit, ndërsa hoqi sekuestron mbi mjetin lundrues. Ndërsa, në pranga përfundoi pjesëtari i 12 i ekuipazhit të anijes, shtetasi rus Grigory Gorbunov, inxhinier i dytë në anije, pasi në celularin e tij gjatë këqyrjes nga SPAK u zbuluan materiale pornografike me të mitur.

Për faktin se SPAK nuk ka kompetencë për të hetuar këtë vepër penale, dosja për 42-vjecarin iu dërgua prokurorisë së Durrësit, ndërsa për arrestimin e tij u njoftua ambasada ruse në Tiranë. Ekuipazhi i anijes nuk u lejua të dilte nga mjeti lundrues, pasi SPAK iu bllokoi atyre pasaportat, nën dyshimet se mund të ishin të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa mjeti lundrues u sekuestrua.

Vendimi për t’u kthyer pasaportat 11 shtetasve rus, ukrainas dhe Filipinas, erdhi pasi SPAK përfundoi këqyrjen e telefonave celular të tyre ku nuk gjeti kontakte të tjerë apo të dhëna që i implikonin në trafikun ndërkombëtar të drogës. Pak ditë më parë, i gjithë ekuipazhi dhe përfaqësuesit e shoqërisë që ka në pronësi anijen Unistream, mbërritën në Gjykatën e Posaçme, pasi kërkonin kthimin e pasaportave dhe lirimin e mjetit.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve dhe pas ndërhyrjes së policisë në dy çanta të vendosura brenda qymyrit u sekuestruar një sasi prej 59 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Prokuroria po vijon hetimet për rastin dhe do ti drejtohet më letërporosi autoriteteve të Kolumbisë.

Arena e Lajmit

Kokaina në qymyr në portin e Durrësit, SPAK liron 11 pjesëtarët e ekuipazhit, si ra në pranga inxhinieri rus për pornografi me të mitur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook