Konfirmuan lidhjen disa javë më parë, e dashura i bën Karim Benzema dedikimin romantik

Karim Benzema po kalon periudhën më të artë të karrierës së tij duke arritur suksese të jashtëzakonshme, por jo më pak e artë duket jeta e tij personale.

Sulmuesi i Real Madridit e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar për herë të pestë ‘Ligën e Kampionëve’, ‘La Ligën’, 44 gola, një shans të madh për të fituar ‘Topin e Artë’ të shumëpritur dhe një të dashur bukuroshe. Sezonin e ri ylli francez e nisi me një çmim madhështor duke u shpallur ‘Lojtari i vitit’ nga UEFA.

“Një trofe që shpërblen punën e palodhur disavjeçare, falë klubit tim, shokëve të skuadrës dhe stafit që më ndihmuan për të arritur këto paraqitje. Së fundi, falënderoj familjen time dhe të gjithë tifozët për mbështetjen tuaj të rëndësishme të përditshme…”-u shpreh Karimi.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)

Dhe në këtë moment kaq të rëndësishëm për të nuk ka munguar një dedikim romantik nga partnerja e tij e re Jordan Ozuna. “Shumë krenare për tu”- i ka shkruar ajo në një postim në Instagram duke e duartrokitur për suksesin, teksa numri 9 i ‘Los Blancos’ i ka replikuar me emojin e një zemre të bardhë që simbolizon dashurinë e pastër.

Lidhja e tyre u zbulua në fillim të verës së këtij viti. Sulmuesi francez u fotografua në jaht me një të dashurën që duket se i ka rrëmbyer zemrën.

As futbollisti dhe as rrethi i tij i ngushtë nuk kanë folur për këtë lidhje, por fotot flasin sa një mijë fjalë.

Pasi fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit vet modelja ndau në rrjetet sociale një foto në krahët e Benzema.

 Jordan është një modele amerikane 32-vjeçare e lindur në Maryland. Ajo ka zhvilluar karrierë në botën e modelingut që në moshë shumë të vogël, duke u shfaqur në evente të ndryshme. Sot ajo vazhdon të jetë modele, duke punuar me agjenci si State Management, Caroline Gleason Management, Tricia Brink Management dhe The Salt Agency. Dikur Jordan ka qenë në një lidhje të shkurtër me Justin Bieber.

Konfirmuan lidhjen disa javë më parë, e dashura i bën Karim Benzema dedikimin romantik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook