“Kur liria e fjalës është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, PD: Korrupsioni i qeverisë nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve. Dilni në protestë!

B509860d 07f0 4f14 977a C306dc5d671c

Partia Demokratike ka deklaruar sot mbështetjen për gazetarët, teksa pasdite është paralajmëruar një protestë.

Deputetja e PD Albana Vokshi iu bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë. Ajo deklaroi se korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve.

“Sot pasdite në orën 19:00 komuniteti i gazetarëve ka thirrur një protestë para km në mbrojtje jo vetëm të kolegut, por edhe të së drejtës së ushtrimit të profesionit të gazetarit. PD shpreh mbështetje të plotë për këtë protestë , por iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi. Protesta bëhet jo vetëm për censurimin e gazetarit Klevi Muka, por jo vetëm këtë rast. Ambrozia Meta është një tjetër gazetare e dënuar me riedukim nga kryeministri që nuk e duron dot fjalën e lirë. Janë me dhjetëra raste gazetarët e sulmuar nga Rama. Korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve. Është fakt se Olta Xhaçka ka skelur kushtetutën.

SPAK nuk duhet të mbyllë sytë dhe veshët, por ta hetojë këtë aferë. Olta Xhaçka përdori kunatën e vet për të përfituar para publike me ndihmën e Edi Ramës. Të gjitha këto fakte janë zbuluar, po zbulohen dhe ne inkurajojmë që të zbulohen. Aktet e Edi Ramës kundër gazetarëve kanë për qëllim mbylljen e gojës së medias për të mos folur për korrupsionin e qeverisë. Kur një gazetar, liria e fjalës janë në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Qytetarë dilni në protestë sot, çdo ditë, në datën 7 korrik, Shqipëria është në rrezik”, deklaroi Vokshi.

“Kur liria e fjalës është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, PD: Korrupsioni i qeverisë nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve. Dilni në protestë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook