Pretendoi se bandat i kërcënuan familjen/ U kap në “shtëpinë e barit”, dënohet me 1 vit burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Capture

Gjykata angleze ka dënuar me 12 muaj burg një 25-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Kol Hila, të cilit iu sekuestruan 79 bimë të pjekura kanabisi me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 79,000 paund.

Oficerët sekuestruan gjithashtu edhe pajisjet e montuara në të katra dhomat e banesës, të cilat shërbenin për ujitjen e bimëve.

Në gjykatë u pretendua se Hila ishte në Britani për të kërkuar azil, por se në momentin e bastisjes së banesës e cila ishte e mbushur me kanabis, i pranishëm ishte vetëm i riu shqiptar, i cili u zbua se kishte edhe çelësat.

Avokati i 25-vjeçarit, u shpreh se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se ishte detyruar të “punonte” në fermën e kanabisit, pasi ishte kërcënuar nga bandat. Ai shtoi se Hila ishte i frikësuar për fatin e familjarëve të tij në Shqipëri.

Gjykata vendosi dënimin me 12 vite burg dhe më pas depërtim në Shqipëri për të riun.

Gjykatësi Andrew Shaw tha se roli i shqiptarit ishte i kufizuar, por se nuk mund të vërtetohet pretendimi i Hilës se ishte mbajtur peng nga bandat dhe ishte detyruar nga ata të punonte, pasi 25-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës.

“Kultivimi i kanabisit në këtë nivel është një shkelje shumë e rëndë në këtë vend, pasi ndihmon në financimin e krimit të rëndë të organizuar. Ajo çon në trafikimin e njerëzve të pambrojtur”, u shpreh ai.

Pretendoi se bandat i kërcënuan familjen/ U kap në “shtëpinë e barit”, dënohet me 1 vit burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook