Një tjetër çift i është shtuar showbizit shqiptar…
Reperi i njohur nga Kosova Lluni, emri i vërtetë i të cilit është Leart Zymeri, ka prezantuar të dashurën e tij për herë të parë.
Artisti i njohur i labelit PINT ka publikuar në rrjetet sociale video të të dashurës së tij, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë. Ata shihen duke darkuar bashkë teksa ai e ka shoqëruar videon me emojin e një diamanti. Teksa e ka rishpërndarë videon në profilin e saj në Instagram, ajo e ka cilësuar atë si ‘burri’.
Nuk ka ende detaje rreth romancës së tyre dhe sa kohë kanë bashkë, por duket se gjërat janë serioze. Bukuroshja që i ka vjedhur zemrën artistit nuk është personazh publik por quhen Venera dhe numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo ka një profil shumë të kuruar dhe s’është çudi që në të ardhmen të numërojë edhe më shumë ndjekës.