Ronaldo “Fenomeni” mban premtimin që u bëri tifozëve, nis 500 kilometra “vuajtje” me gruan e tij

Ish-sulmuesi i njohur brazilian Ronaldo, tashmë presidenti i skuadrës së Real Vajadolid në Spanjë, ka mbajtur premtimin që u kishte bërë tifozëve të skuadrës së tij nëse ktheheshin përsëri në La Liga. Në momentin kur skuadra e tij vulosi ngjitjen përsëri në elitë, Ronaldo u detyrua të zbatonte premtimin që kishte bërë për një udhëtim të pazakontë.

asdasasdasdasd

“Unë premtova pasi u rrëzuam nga kategoria që nëse do të ktheheshim përsëri në La Liga, unë do të bëja “Camino de Santiago”. Do ta bëj me biçikletë pasi nuk mund të vrapoj, unë dhe gruaja ime do të nisemi nga Vajadolid të dielën dhe të udhëtojmë për në Santiago De Kompostela me biçikletë”, shpjegoi 45 vjeçari.

View this post on Instagram

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)

Kështu, çifti do të mbajë premtimin dhe ka nisur këtë rrugëtim të gjatë 500 kilometra, por duke mos premtuar kohën që do t’i duhet për ta kryer këtë udhëtim që sigurisht po ndiqet me vëmendje nga mediat spanjolle. “E di që do të vuaj fizikisht, por do të jetë një eksperiencë e paharrueshme”: tha Ronaldo. Video e publikuar që në ditën e parë tregon se rrugëtimi do të jetë shumë i gjatë.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)

Arena e Lajmit


Loading…

Ronaldo “Fenomeni” mban premtimin që u bëri tifozëve, nis 500 kilometra “vuajtje” me gruan e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook