VIDEO/ Çudia e Islandë-Shqipëri në vitin 1990, kur një tifoz nudo futej në fushë gjatë Himnit të Flamurit

Ajo çfarë i ka ndodhur përfaqësueses shqiptare gjatë vizitës së parë në Islandë, në maj të 1990-ës është një skenar i paimagjinueshëm për një kombëtare futbolli. Por sikur të mos mjaftonin peripecitë gjatë udhëtimit transit, në Londër një pjesë e konsiderueshme e delegacionit (sipas dëshmitarëve dhe rrëfimeve të bëra ndër vite ishin kryesisht futbollistë) u shoqëruan dhe përfunduan në polici për plaçkitjet e bëra në dyqanet e ndryshme në aeroportin e Hithrout.

asdasddddddd

Por telashet i ndoqën kuqezinjtë edhe para fillimit të ndeshjes së 30 majit 1990 në stadiumin “Laugardalsvöllur” të Reikjavikut. Sipas shkrimeve të islandezëve dhe që i kanë mbijetuar kohës, zbardhet edhe incidenti që i ndodhi Kombëtares shqiptare kur po bëhej gati ekzekutimi i himnit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (kështu quhej Republika e Shqipërisë para viteve ’90). Një tifoz hyri në fushë nudo duke bërë “show” para futbollistëve tanë. Ja si është pasqyruar incidenti i para 32 viteve nga islandezët:

“Ekipet hynë në fushë dhe u rreshtuan për të dëgjuar himnet e tyre kombëtare. Por, sapo banda frymore e stadiumit luajti disa nota, një mashkull i zhveshur nga Islanda doli me vrap nga tribuna e spektatorëve dhe filloi të kërcente vërdallë përpara ekipit shqiptar. Menjëherë në skenë dolën gjashtë policë të guximshëm. Ata nxituan drejt burrit të zhveshur, e sulmuan në stil regbie dhe u hodhën sipër tij duke formuar një grumbull. Por tifozi i zhveshur ishte i rrëshqitshëm si ngjala dhe u rrëshqiti nga kthetrat e tyre. Ai kaloi me vrap përpara ekipit shqiptar të futbollit, duke i bërë me dorë organet gjenitale. Në atë moment policia arriti ta ndalonte atë. Ata u panë për herë të fundit duke e marrë me vete. Por në atë moment gjithçka shkoi egërsisht. Banda e frymore kishte pushuar së luajturi dhe një nga punëtorët e stadiumit kishte ndezur mikrofonin dhe po recitonte një varg të improvizuar në festimin e incidentit”.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Çudia e Islandë-Shqipëri në vitin 1990, kur një tifoz nudo futej në fushë gjatë Himnit të Flamurit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook