Video/ Skema e evazionit me inceneratorët, Kryemadhi: Do t’i denoncojmë në SPAK, dalin blerje votash, toka dhe vila

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh sot në takimin me gazetarët, se në skemën e inceneratorëve figurojnë përfitues dhe emra që janë pranë Lulzim Bashës.

E pyetur nga gazetarja nëse ka emra konkretë dhe nëse do t’i denoncojë ato, Kryemadhi tha se do t’i drejtohet SPAK, ndërsa nuk pranoi që t’i bënte publikë në këtë takim.

“Patjetër që do t’i denoncoj, por nuk kam ndërmend t’i përmend sot me emra. Emra dhe kompani që kanë marrë në shkëmbim të blerjes së votës apo vendimeve politike, disa kanë marrë shuma parash, disa toka, disa vila, disa biznese, të cilat janë të faktuara, mjafton të gjëmosh paranë, do shikosh që përfundon te emri i gruas që blen një vilë e me radhë.

Normal që janë të denoncuara, por ka dhe nga ata të cilët pavarësisht se mund të jetë një faturë e fryrë, ka nga ata që te këto vaskat mund të ketë hedhur beton, dhe kjo faturë nga x lekë që ka kushtuar betoni, s’mund ta bësh 100 x. Janë prova që ne do t’ia dorëzojmë të gjitha këto SPAK-ut, thash kjo është njëra nga kompanitë e njërës kompani, këto janë fatura që ne i kemi mbledhur në një tabele, se po t’i mbledhësh të gjitha faturat, bëhen 1400 fatura vetëm për një kompani”, tha ajo.

Video/ Skema e evazionit me inceneratorët, Kryemadhi: Do t’i denoncojmë në SPAK, dalin blerje votash, toka dhe vila

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook