VIDEO/ Zjarri u vendos aksidentalisht nga një banor, flakët shkrumbojnë 40 hektar tokë në Berat

Zjarr

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sipërfaqe  me ullinj, fiq e shkurre në Mimias, në Berat.

Zjarri ishte vetëm disa kilometra larg lagjes periferike “Uznovë” të këtij qyteti.

Forca të shumta zjarrfikëse në zonë kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të vënë në kontroll zjarrin, ndërkohë që puna vijon ende pasi në të gjithë territorin ka vatra të nxehta akoma.

Nga të dhënat paraprake raportohet për 200 rrënjë ullinj të shkrumbuar, 30 rrënjë fiq dhe 40 hektar sipërfaqe me shkurre e ferra. Burime nga Reparti Zjarrfikës konfirmojnë se zjarri është vënë aksidentalisht nga një banor i lagjes “Uznovë”, që ishte duke djegur grerëzat në një pemë, por zjarri i doli nga kontrolli dhe mori përmasa të mëdha, i favorizuar edhe nga era e temperaturat e larta.

Zjarr

VIDEO/ Zjarri u vendos aksidentalisht nga një banor, flakët shkrumbojnë 40 hektar tokë në Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook