Zjarret në Gjirokastër kanë ka përfshirë sipërfaqe të mëdha tokë. Dropulli është edhe zona më e rrezikuar.
Që prej orëve të parave të mëngjesit në zonë ka pasur zjarre të shumta të favorizuar edhe nga era, kjo ka bërë që flakët të përhapet edhe në disa fshatra.
Më shumë probleme janë shfaqur në zonat kodrinore, por edhe banesat janë të rrezikuara, pasi flakët janë shumë pranë tyre. Në Prashtan dhe Goran Zi situata është më kritike. Forcat zjarrfikëse të Dropullit, Libohovës dhe Tepelenës janë në terren, po ashtu një helikopter ka ardhur në ndihmë nga Greqia.
Gazetarja Brikena Metaj gjithashtu raportoi se banori i cili u asfiksua për shkak të tymit dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital është jashtë rrezikut për jetën.
Arena e Lajmit