Jasin Adli dhe Divok Ori gi janë dy goditjet e para për Milanin, por me siguri jo të fundit. Me kontratën që skadon në vitin 2023, Barcelona nuk ka gjetur ende një marrëveshje për të rinovuar me Gavin, yllin në rritje të futbollit spanjoll dhe botëror. 18-vjeçari, i angazhuar në kombëtare këto ditë, do të tundohej nga skuadra të ndryshme jashtë vendit dhe sipas “Repubblica”-s, edhe Milani po e ndjek me interes situatën.
I njëjti burim konfirmon se kuqezinjtë janë gati për t’u sfiduar në konkurrencën në rast “divori” mes blaugranëve dhe mesfushorit. Nëse do të largohej nga Katalunja, destinacioni më i mundshëm i Gavit do të ishte Liverpuli, që më anë të trajneri Klop e ka shprehur disa herë interesin e tij .
ÇËSTHJA E FANTAZISË
Javën që sapo u mbyll ishte përfolur shumë, por në orët e fundit nga mediat spanjolle lajmi vijon të jetë ndër më të klikuarit. Milani nuk heq dorë nga pista që të çon te Kristofer Nkunku, mesfushori ofensiv i Lajpcigut. Megjithatë, drejtuesit kuqezinj vazhdojnë të testojnë terrenin, për të gjetur një zgjidhje për një negociatë që sigurisht nuk është e lehtë. Fillimisht për vlerësimin e lojtarit, rreth 60 milionë dhe më pas për konkurrencën, nga Barcelona te PSG-ja, duke kaluar nga klubet Premier, mbi të gjitha Junajtidi. Nkunku do ta lejonte Piolin të zgjidhte problemin e fantazistit, duke pasur parasysh karakteristikat e tij. Ai nuk është një sulmues i dytë klasik, por di të jetë vendimtar në pasimin e fundit, duke qenë se ka regjistruar 20 asiste në sezonin 2021/22. Mbi të gjitha, ai ka një aftësi të fortë për të hyrë në zonën e portës. Nuk është rastësi që shënoi 35 gola në sezonin e tij të fundit në Lajpcigut ku luajti 51 herë.
ANA E DJATHTË – Piolit i duhet edhe një anësor ofensiv i djathtë pasi Salmakers nuk bind, ndërsa Mesiasi me gjasë nuk do të blihet nga Krotone. Në gjetjen e një akordi për blerjen e Shark de Keteleres, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani mund të kërkojë një rrugë më pak të ndërlikuar se ajo për objektivin tjetër në këtë rol, Nikolo Zaniolo. Interesi i Milanit për belgun tashmë dihet, por do të nevojiteshin të paktën 40 milionë euro për të mposhtur konkurrencën evropiane. Për më tepër, paga e 21-vjeçarit është gjerësisht në përputhje me parametrat e “Djallit” pasi paguhet pak më shumë se 1 milion euro në Klyb Bryzh. Në këtë aspekt as Zaniolo nuk përbën problem pasi te Roma arkëton 2.2 milionë euro, por pretendimet e klubit italian që pret 50 milionë euro përbëjnë një pengesë që, për momentin, nuk po e kapërcen propozimi i Milanit për 25 milionë euro plus kartonin e njërit mes Salmakersit dhe Rebiçit.
REINOLD BAKALLI-Arena e Lajmit
Loading…