Barazimi ndaj Kroacisë, Deshamp: I pakënaqur, por duhet të mendoj edhe për Botërorin

Pas ndarjes nga jeta të babait dhe mungesës në sfidën me Danimarkën, Didie Deshamp u kthye në stolin e Francës, por rezultati nuk ishte f ort i kënaqshëm. Barazimi me kroatët, sidoqoftë, nuk ia ul optimizmin trajnerit. i cili pas ndeshjes deklaroi:

deshamp

“Bëmë gjëra të mira duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet. Mendoj se kishim shanse dhe mund të kishim bërë një gol të dytë që do ta kishte vendosur takimin në të tjerë binarë.

Ekipi më pëlqeu dhe ishte relativisht konsistent me përdorimin e topit”. Liga e Kombeve dhe konfirmimi si kampionë është një qëllim, por sytë e të gjithë Francës janë te konfirmimi si kampionë bote.

Këtë e pranoi edhe strategu translapin në fjalën e tij.

“Rezultati i sotëm (djeshëm) nuk më kënaq plotësisht, por lejon t’u japim kohë shumë lojtarëve. Kjo është diçka e mirë me atë që na pret në fund të vitit. Sidoqoftë, me ndeshje kaq afër, më duhej të bëja shumë ndryshime”, tha Didie Deshamp në mikrofonat e “M6”.

Arena e Lajmit


Loading…

Barazimi ndaj Kroacisë, Deshamp: I pakënaqur, por duhet të mendoj edhe për Botërorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook