EKSKLUZIVE/ “Boshllëku i Hoxhallarit duhet të mbushet”, Shehi para shortit në Champions: Do të tentojmë kualifikimin!

Orges Shehi është i bindur Tirana e tij do të bëjë mirë edhe në Europë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i bardhebluve foli për fazën përgatitore si dhe skuadrën. Preku temën e Aleksit, por edhe afrimet dhe largimet e mundshme nga skuadra bardheblu.

SHEHI

Profesor, festa u mbyll, po kështu edhe pushimet. Tani përgatitjet për Champions League?

Është e vërtetë. Aq ditë sa kishim u munduam që të rikuperonim energjitë. Filluam stërviten me pikësynimin për të bërë sa më mirë në Champions. Pra, fokusi ynë është vazhdimësia e një viti, por në dy etapa: Kupat e Europës dhe më pas kampionati. Fokusi do të jetë te ndeshjet e Champions-it dhe vazhdimësia.

Besoj se e keni parë vazon e kundërshtarëve. Cila është skuadra që do të keni kundërshtare?

Kur koeficienti është i ulët, renditja është gjithmonë në vazon e dytë. Në vazon e parë janë ekipe me koeficient të lartë. Janë skuadra që marrin pjesë në këto kompeticione. Do të doja të ishim në pozita më shumë të favorshme dhe të mos kishim shumë disnivel në koeficient. Koeficienti vihet në bazë të cilësive. Në takime të tilla, me dy 90-minutësha çdo gjë është e mundur, pavarësisht kundërshtarit që bie. Shpresoj që shorti të na buzëqeshë dhe të na bjerë një skuadër me koeficient jo shumë të lartë.

SHEHI 2

Ju e keni provuar që të shkoni në fazën e grupeve të Europa League…

Do të them se ajo eksperiencë në Champions dhe Europa League do të më shërbejë dhe do t’ua transmetoj lojtarëve. Thjesht do t’u tregoj nga ana psikologjike, që të mos futemi inferiorë në fushën e lojës. Në vitet e para ne ishim në situatë jo të mirë. Edhe kundërshtarët i vlerësonim më shumë se veten. Pas kalimit të dy-tri viteve kur pamë se çfarë force kishin ata përballë nesh, filluam të besonim. Besimi duhet të jetë maksimal, që të bëjmë gjëra të mëdha. Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm ashtu si edhe vetëbesimi është shumë i rëndësishëm në këto kompeticione, sepse përqendrimi dhe detajet në këto ndeshje bëjnë diferencën.

SHEHI 1

Aleksi ishte një dëshirë juaja?

Aleksi është një lojtar cilësor që na shërben shumë. Në këndvështrimin tim, lojtarët e mirë, veç cilësive, do të kenë edhe karakter sportiv, me grintë dhe që të dinë të kenë fituar titull. Aleksi i ka këto cilësi dhe është përforcim shumë i vlefshëm. Ama do të përforcohemi në repartet ku kemi nevojë.

Tani mbeten përforcime në sulm dhe mbrojtje?

Do të tentojmë dhe mund të jemi shumë afër një përforcimi në repartin e sulmit. Është boshllëku i Hoxhallarit që duhet ta mbushim. Kemi edhe ndonjë problem me ndonjë lojtar aktual që nëse largohet, duhet të punojmë që të zëvendësojmë vendin e lënë bosh.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ “Boshllëku i Hoxhallarit duhet të mbushet”, Shehi para shortit në Champions: Do të tentojmë kualifikimin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook