Flik: Italinë e harruam, ndaj Anglisë do të jetë spektakël!

Nga një klasik në tjetrin. Pas ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Italisë të shtunën, kombëtarja gjermane luan sot ndaj Anglisë në Mynih. Një ditë para duelit tradicional, trajneri i kombëtares, Hansi Flik, foli në një konferencë shtypi për ndeshjen e ardhshme.

FLIK

Është harruar ndeshja me Italinë?

Jemi përgatitur mirë për Anglinë. Nëse luajmë lojën tonë, shpresojmë që nesër të shohim një paraqitje të mirë dhe një fitore nga Gjermania në stadiumin e mbushur plot me tifozët tanë.

Si e parashikoni Anglinë?

Anglezët janë jashtëzakonisht të fortë, gjë që do të kërkojë një impenjim shumë të madh për ne. Gjithsesi, ne mezi presim ndeshjen. Do të jetë e rëndësishme të luftojmë kundër tyre dhe ta realizojmë planin tonë.

Do të jenë lojtarët gjermanë që luajnë në Premier Ligë një faktor nesër (sot)?

Të gjitha ndeshjet atje janë të një standardi shumë të lartë. Lojtarët tanë bëjnë hapin tjetër në zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe intensitetit atje. Mendoj që ata do të jenë një faktor shtesë për ne për t’i mundur nesër (sot).

Çfarë ndeshjeje prisni?

Është një lojë klasike dhe shumëe veçantë për ne. Me futboll tërheqës, ne duhet të sigurohemi që shkëndija të kalojë edhe te spektatorët.

Është gati Marko Rojs?

Njëra ose tjetra seancë stërvitore është ende e mirë për të. Ai do të startojë vetëm kundër Hungarisë.

Sa i rëndësishëm është Gyndoan për ju?

Iklai është një element qetësues në lojë, ai e bëri këtëshumë mirë edhe kundër Italisë kur hyri në fushë. E vlerësoj shumë si futbollist dhe mbitë gjitha si njeri.

Arena e Lajmit


Loading…

Flik: Italinë e harruam, ndaj Anglisë do të jetë spektakël!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook