Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare, piktori i mirënjohur shqiptar, Pjerin Sheldija.
I njohur ndryshe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, ai ishte autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Angli.
Çdo punim Sheldija vetëm i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para. Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan.
Ai është vlerësuar nga Papa Benedikti i 16 me “Distiktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe Papën”.